Joshua i nis kontratën Wilder: Firmose dhe eja të duelojmë
June 14, 2018
0 comments
Share

Joshua i nis kontratën Wilder: Firmose dhe eja të duelojmë

Eddie Hearn ka kontaktuar me boksierin Anthony Joshua, për të diskutuar në lidhje me të rejat e fundit në lidhje me duelin e mundshëm të britanikut me Deontay Wilder. Ky i fundit pranoi që të duelojë në Britaninë e Madhe dhe se është në pritje të kontratës që Joshua do t’i dërgojë për ta firmosur. “Biseduam dhe vumë re përmes komenteve në rrjetet sociale se Wilder është shumë i paduruar dhe i mërzitur. Por lajmi i mirë është se ai iu rikthyer idesë për të dueluar me Joshua dhe unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë”, tha Hearn.

Ne i kemi bërë një ofertë 4 javë më parë dhe nuk e kuptuam se përse reagimi i tij erdhi kaq vonë. Ndoshta nga që jemi shumë pranë marrëveshjes me Povetkin, ose vërtet Wilder e dëshiron këtë sfidë të madhe. Është e qartë që ne e duam këtë përballje, që do të nxirrte më të mirin dhe këtë gjë duam ta bëjmë në Britaninë e Madhe. Ju garantoj se do të punojmë që kjo sfidë të jetë madhështore dhe këtë gjë do ta ketë në kontratë”, tha Hearn, që shtoi se brenda kësaj jave do t’i dërgojë kontratën boksierit Deontay Wilder për ta firmosur.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *