Joshua i nënshtrohet terapisë me hixhame para meçit ndaj Pulev
August 25, 2020
0 comments
Share

Joshua i nënshtrohet terapisë me hixhame para meçit ndaj Pulev

Anthony Joshua i është nënshtruar edhe një herë terapisë me kupa (të njohur si hixhame) para duelit ndaj Kubrat Pulev, ndërkohë që Tyson Fury i ka bërë sërish ftesë për t’u ndeshur.

Dy boksierët britanikë kanë thënë se kanë arritur marrëveshje për dy meçe në vitin 2021, mirëpo kanë mbetur të zgjidhen shumë detaje, duke përfshirë datat dhe aspektin financiar. Megjithatë, AJ fillimisht do të ketë punë me kundërshtarin bullgar.

Joshua e ka publikuar një video në InstaStory duke bërë një trajtim me hixhame, ndërsa kjo nuk është hera e parë që bën diçka të tillë.


Hixhame do të thotë rregullimi i kapacitetit të gjakut në organizëm me anë të heqjes së qelizave të vdekura të gjakut dhe heqjes së gjakut të mpiksur në vena e kapilare.

Nga myslimanët konsiderohet si një nga mjekimet më të mira që sillet si urdhër hyjnor për shërimin e sigurt të një numri të madh sëmundjesh, nga profeti Muhamed.

Pra, hixhameja është procedurë mjekësore, ku përmes largimit të gjakut në pika të caktuara në trupin e njeriut, varësisht nga sëmundjet dhe gjendjet shëndetësore që i ka individi, pritet që të bëhet lehtësimi apo shërimi.


Kampioni i peshave të rënda në kategoritë WBA, WBO dhe IBF, publikon shpesh imazhe të këtij trajtime sa herë që i nënshtrohet kësaj terapie.

Ndryshe, Joshua meçin e radhës e zhvillon kundër Kubrat Pulevit në dhjetor, ndërsa data e saktë akoma nuk është caktuar. /Telegrafi/

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *