Joshua gjen zëvendësuesin e Pulev, mbron titujt ndaj Carlos Takam
October 17, 2017
0 comments
Share

Joshua gjen zëvendësuesin e Pulev, mbron titujt ndaj Carlos Takam

Vetëm pak orë pas lajmit se Kubrat Pulev është dëmtuar dhe nuk do të duelojë ndaj Anthony Joshua më 28 tetor në Kardif, IBF ka caktuar një tjetër boksier për t’u ndeshur me kampionin britanik. Ai është 36-vjeçari Carlos Takam, që më 28 tetor do të provojë fatin ndaj Joshua. Takam, i lingur në Kamerum por me nënshtetësi franceze, ka zhvilluar 39 duele si profesionist, ka fituar 35 prej tyre, humbur 3 dhe barazuar në një rast. Sfida e tij e fundit është në qershor të këtij viti, kur mund kroatin Ivica Bacurin me “KO”.

36-vjeçari Carlos Takam

Takam mban vendin e tretë në listën e sfidantëve të IBF-së, e cila nuk e ka lënë pushim Joshua, që rikthehet në ring pas duelit të 29 prillit, kur mundi me “KO teknik” ukrainasin Wladimir Klitschko. “Mora nje telefonatë që më informonte se Pulev ishte dëmtuar në gju dhe se nuk mund të duelonte ndaj Joshua. IBF me konfirmoi se, sipas rregullores, ndeshja mund të zhvillohej ndaj Carlos Takam dhe ramë dakord”, u shpreh sot për medua Eddie Hearn, menaxheri i Joshua, që përveç titullit të kategorisë IBF do të mbrojë edhe atë të kategorisë WBA.

Pulev demtohet gjate stervitjes dhe terhiqet nga sfida me Joshua

Një rival i “lehtë” në letër për Joshua, që ka kohë që përgatitet për sfidën e 28 tetorit, ndërsa Takam do ta nisë atë sot, por do të tentojë të bëjë surprizën ndaj kampionit të botës, i pamposhtur deri më tani në ring (19 fitore e asnjë humbje për Joshua). Duket se boksieri britanik nuk donte të hiqte dorë nga përballja e Kardifit dhe ka pranuar sfidantin jo shumë të njohur.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *