Joshua gati për duelin me Usyk: Një përballje mes kampionësh
November 13, 2018
0 comments
Share

Joshua gati për duelin me Usyk: Një përballje mes kampionësh

Kampioni i botës në peshën e rëndë, britaniku Anthony Joshua e sheh si të realizueshme një përballje me një tjetër kampion bote, atë të peshës “cruiserweight”, ukrainasin Oleksandr Usyk. Të dy boksierët janë të pamposhtur dhe në të ardhmen mund të kryqëzojnë dorezat në peshën e rëndë. Usuk, që më 10 nëntor mundi me “KO” në raundin e tetë britanikun tjetër Tony Bellew, ka deklaruar se është ende në mëdyshje për të ndërmarrë hapin e madh, por gjasat janë që kjo sfidë të zhvillohet në pjesën e dytë të 2019-ës.

Usyk ne dileme per kalimin ne peshen e rende, ja reagimi i tij

Eddie Hearn, menaxheri e promotori i Anthony Joshua, tha se ky i fundit ka mbetur i mahnitur nga forca e ukrainasit, duke e ftuar të kalojë në Divizionin e “rëndë”. “Joshua ka pëlqyer shumë forcën e Usyk dhe ëshët i magjepsur nga ideja e një përballje me të. mendoj se të dy boksierët e duan këtë sfidë. Joshua është gati të përballet me të gjithë boksierët më të mirë në botë, pavarësisht se Usyk vjen nga një peshë tjetër”, tha Hearn.

Problemi më i madh për Usyk është pesha, pasi për të do ët jetë e vështirë kalimi në peshën e rëndë. Por ai mund ta realizojë këtë gjë dhe të sigurojë një përballje me Joshua. Ky duel do të ishte i jashtëzakonshëm për sportin tonë”, tha Hearn. Të dy boksierët, Usyk dhe Joshua, janë të pamposhtur në karrierën e tyre.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *