Joshua e kërcënon Wilderin
January 2, 2020
0 comments
Share

Joshua e kërcënon Wilderin

Dy kampionët rivalë në kategorinë e rëndë i mbajnë të gjithë katër titujt e botës, me Joshuan që i rifitoi rripat WBA, IBF dhe WBO pas hakmarrjes ndaj Andy Ruiz Jr në rimeçin e dhjetorit, derisa Wilder e zotëron atë në WBC pas triumfit me nokaut në rundin e shtatë ndaj Luis Ortiz.

Duke e analizuar fitoren e Wilderit ndaj Ortiz, Joshua tha për Sky Sports: “Unë nuk do ta bëja këtë në rundin e shtatë. Unë do të futesha në ring për ta nokautuar atë. Është meç mes dy boksierëve të peshave të rënda, mes kampionit kundër kampionit”.

“Kjo është luftë serioze, prandaj unë nuk do të futesha në ring për të bërë përpjekje për ta dominuar atë në 12 runde, për shkak të fuqisë së grushtit të tij, po ashtu. Duhet të futem në ring dhe ta nokautoj. Nuk duhet ta lejoj të ndihet rehat në ring me mua”, shtoi ai.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *