Joshua drejt Amerikës, ofertë të majme boksierit të pamposhtur
January 29, 2019
0 comments
Share

Joshua drejt Amerikës, ofertë të majme boksierit të pamposhtur

Boksieri amerikan Jarrell “Big Baby” Miller ka konfirmuar sot se ka marrë një ofertë nga Anthony Joshua, për të dueluar mes tyre në qershor, sfidë që me shumë gjasa do të zhvillohet në Amerikë. Miller, 23 fitore e 1 barazim, do të ketë shansin për të dueluar për titujt kampionë bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA e WBO që mbahen nga kampioni britanik.

Ata kanë dërguar një ofertë për të dueluar. Unë jam alternativa e parë dhe në rast se nuk do të pranoj, atëherë Joshua do të zhvillojë revanshin me Whyte. Nuk kam vendosur ende, pasi edhe unë jam në negociata për të dueluar me Whyte, një boksier i fortë. Oferta për të dueluar për titujt kampionë bote është tërheqëse”, u shpreh Miller.

Boksieri amerikan Jarrell “Big Baby” Miller

Më tej, boksieri amerikan shtoi: “Nuk ishte një ofertë e keqe për sa i përket anës financiare. Unë jam gati të përballem në ring me Joshua, ku do t’i tregoj vendin. Jam i pamposhtur në ring në karrierën time dhe do të bëj një zgjedhje të mirë”. Boksieri amerikan konfirmoi se sfida me Joshua, në rast se realizohet, do të zhvillohet në Amerikë.

Boksieri britanik Anthony Joshua

Kjo përballje do të zhvillohet në Nju Jork, në shtëpinë time. Joshua është një boksier që sjell shumë parà. Janë disa boksierë që mund ta mundin Joshua për herë të parë dhe unë jam njëri prej tyre. Ndaj po diskutojmë për ta organizuar këtë sfidë”, tha Jarell Miller.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *