Joshua do t’i mbrojë titujt kampionë bote më 28 tetor, në Kardif
September 4, 2017
0 comments
Share

Joshua do t’i mbrojë titujt kampionë bote më 28 tetor, në Kardif

Mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të vijë javën e ardhshme, por konfirmohet se boksieri britanik Anthony Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në peshat e rënda në kategorinë IBF dhe WBA më 28 tetor, në Kardif dhe përballë tij pritet të jetë bullgari Kubrat Pulev. Ky i fundit është mandatuar nga IBF-ja për të dueluar ndaj Joshua. Pulev duket se ka fituar sfidën me Luis Ortiz, që gjithashtu është mandatuar nga WBA-ja për t’u përballur me britanikun.

Britaniku ka zgjedhur Kardifin, por nuk di emrin e rivalit

Ka qenë Eddie Hearn, menaxheri i Joshua, ai që ka sqaruar gjithçka për sa i përket të ardhmes së boksierit britanik. “Data është e konfirmuar, 28 tetor, për të cilën kemi kohë që punojmë. Edhe vendi gjithashtu, Kardifi. Javën e ardhshme do të japim edhe një njoftim zyrtar në lidhje me rivalin. Pulev është objektivi ynë kryesor për të patur përballë në ring, pasi është i pari në listën e IBF-së. Nëse nuk do të jetë Pulev, atëherë do të jetë një pas tij, Carlos Takam. Për sa i përket Ortiz, kemi arritur një marrëveshje me të”, tha Hearn.

Nga sfida mes Joshua dhe Klitschko

Eddie Hearn ka pranuar se dëshira e boksierit të tij është unifikimi i titujve kampionë në peshat e rënda, por IBF dhe WBA kërkojnë që Joshua të mbrojë titujt ndaj sportistëve të mandatuar prej tyre, për t’u dhënë edhe atyre një shans. “IBF na e ka kërkuar këtë sfidë që një vit më parë, ndaj WBA para disa muajsh. Mendoj se me Ortiz mund të duelojë në shkurt apo mars të vitit të ardhshëm. Në synojmë edhe një përballje me Deontay Wilder (mban titullin kampion të WBC), ndaj duhet t’i respektojmë të gjithë rivalët, por edhe afatet”, u shpreh Hearn.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *