Joshua dhe Ruiz Jr dalin në konferencën e parë për shtyp
September 5, 2019
0 comments
Share

Joshua dhe Ruiz Jr dalin në konferencën e parë për shtyp

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr do të ndeshjen edhe një herë, kësaj radhe në Arabinë Saudite me 7 dhjetor.

Është mbajtur edhe konferenca e parë mes dy boksierëve.

Anthony Joshua ishte duke e shijuar mundësinë për hakmarrje ndaj Andy Ruiz Jr, që e kishte mundur muaj më parë.

Joshua i humbi titujt e peshave të rënda në WBA (Super), WBO, IBF dhe IBO ndaj Ruiz Jr në Madison Square Garden më 1 qershor.

AJ tha se është më i motivuar se kurrë. “Ndjej se isha kundër kundërshtarit të mirë në atë kohë. Dhe siç e përmenda unë isha kampion vetëm deri më 1 qershor”.

“Dhe si kampion Andyt  kjo do t’i zgjasë vetëm deri më 7 dhjetor”.

“Kur të futemi në ring titujt do të jenë në ajër dhe dy luftëtarë do të shkojnë në luftë dhe njeri më i mirë të dalë fitimtar. Unë me të vërtetë po pres me padurim këtë sfidë”, ka thënë Joshua.

Pavarësisht se Joshua ishte më sulmues, Ruiz Jr u tregua kampion, duke e vlerësuar lartë ish-kampionin.

“Më 7 dhjetor, e di se Anthony Joshua do të vijë fuqishëm. Ai do të vijë më i fortë. E di që ai do të përgatitet me të vërtetë mirë. Por kështu edhe unë”

“Unë e di se shumë njerëz po thonë se nuk po stërvitem dhe nuk po më marrin seriozisht”.

“Unë i mora të gjitha këta rripa dhe do t’i kem përsëri në Meksikë edhe pas ndeshje”.

“Jam vërtet i emocionuar. Më 7 dhjetor, unë do të bëj një histori tjetër dhe do të fitoj këtu në të njëjtën mënyrë që fitova më 1 qershor dhe do tua dëshmoj të gjithëve se kanë gabuar”, ka thënë meksikani.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *