Joshua befason duke treguar se kur do të pensionohet
Anthony Joshua ka thënë se, ai do t’i zhvillojë edhe 15 meçe të tjera para se të pensionohet nga boksi.
Boksieri britanik është sërish në krye të boksit botëror pasi triumfoi në rimeçin ndaj Andy Ruiz Jr më herët gjatë këtij muaji.
Dhe tash tifozët e boksit duan që ai të luftojë ndaj Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt.
Në një intervistë për “Sky Sports”, kur u pyet se edhe sa meçe do t’i zhvillojë para se të pensionohet, 30-vjeçari tha: “14, 15”.