Joshua aplikon klauzolën në kontratë, konfirmohet revanshi me Andy Ruiz Jr
June 5, 2019
0 comments
Share

Joshua aplikon klauzolën në kontratë, konfirmohet revanshi me Andy Ruiz Jr

Anthony Joshua do të përballet sërish me Andy Ruiz Jr këtë vit, pasi ka aplikuar klauzolën që kishte kontrata e duelit të parë mes tyre. Joshua humbi titujt kampionë bote në peshën e rëndë në duelin e 1 qershorit të zhvilluar në Nju Jork. Britaniku u mund me “KO teknik” në raundin e shtatë nga meksikani, duke pësuar humbjen e parë në karrierën e tij.

Promotori Eddie Hearn, në një deklaratë të bërë zyrtare në “Twitter” shkruan: “Pas një takimi që bëmë me Anthony Joshua dhe Rob Mc, si dhe gjithë stafin menaxherial në Nju Jork, vendosëm të aplikojmë klauzolën, që na lejon të zhvillojmë revanshin me Andy Ruiz Jr. Dueli do të zhvillohet në nëntor ose dhjetor. Data dhe vendi do të konfirmohen së shpejti”.

Andy Ruiz Jr tronditi botën me fitoren ndaj Anthony Joshua në duelin e zhvilluar tri ditë më parë. Ai u bë meksikani i parë që shpallet kampion bote në peshën e rëndë, duke mbajtur titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO. Gjasat janë që revanshi të zhvillohet në Britaninë e Madhe, në shtëpinë e Joshua, ndërkohë që Ruiz Jr synon ta zhvillojë atë në Meksikë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *