Joshua akuzohet se mendon vetëm për paratë
September 10, 2019
0 comments
Share

Joshua akuzohet se mendon vetëm për paratë

Anthony Joshua ka nxitur kritika të shumta pas komenteve të tij në lidhje me të drejtat njerëzore ne Arabinë Saudite, në veçanti lidhur me qasjen ndaj homoseksualëve.

Ish-kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda në dhjetor do të ndeshet me Andy Ruiz Jr në rimeçin mes tyre, në përpjekje që t’i kthejë titujt e humbur.

Porse vendimi që dueli të zhvillohet në Arabinë Saudite, ka nxitur reagime të shumta për shkak se thuhet që ai vend i shkel të drejtat e njeriut.

Ndërsa gjatë një interviste për BBC, i pyetur për të drejtat e homoseksuale (pasi thuhet se në Arabinë Saudite homoseksualizmi dënohet me vdekje), boksieri theksoi se duhet të respektohen ligjet e një vendi dhe se ata që nuk mund të udhëtojnë atje e kanë mundësinë ta shohin meçin në televizor.

“Dënimi me vdekje” për homoseksualët në Arabinë Saudite, Joshua: Nëse nuk mund të vini, mund ta shikoni meçin në televizor

“Ekzistojnë politika të caktuara në atë vend dhe ekzistojnë politika të cilat thjesht duhet t’i zbatojmë, ndërsa unë e respektoj ligjin dhe kështu janë gjërat në vende të caktuara. Nëse nuk mund të vini atje, akoma mund ta shikoni (meçin), jeni të hapur për mbështetje dhe unë e vlerësoj mbështetjen tuaj nga cilido komunitet”, ishte deklarata e Joshuas.

Menjëherë ka ardhur reagimi i tifozëve, të cilët i kanë kërkuar që ta anulojë meçin, ndërsa shumë prej tyre e kanë akuzuar se ai po bën gjithçka vetëm për të fituar sa më shumë para.

“Të drejtat njerëzore, mos më bëni të qesh. Atij nuk i interesojnë ato. Mi tregoni paratë, gjithçka është për to”; “Sa i tmerrshëm është ky qëndrim. Ai duhet ta anulojë meçin”; “Është vërtet pikëlluese kjo që i ka ndodhur AJ”; “Rrëmbyes parash” – janë disa prej komenteve në rrjetet sociale.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *