Joshua: Ai nuk e meriton të ngjitet më në ring
April 23, 2019
0 comments
Share

Joshua: Ai nuk e meriton të ngjitet më në ring

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë, ka deklaruar sot se Jarrell Miller nuk meriton të ngjitet më në ring. Si në një duel ndaj atij ashtu dhe ndaj ndonjë rivali tjetër. Kjo deklaratë e Joshua vjen pas skandalit doping të Miller, duke bërë që sfida mes tyre më 1 qershor të anullohet.

Nuk më pëlqen shumë të flas për këtë çështje. Nuk më pëlqen të godas një njeri që ka rënë në tapet. Kam patur shumë konflikte me të, duke nisur nga konferenca e shtypit. Dëshiroja ta hidhja unë KO, duke e goditur me grusht, por ai tashmë është KO”, tha Joshua.

Më tej, Joshua tha: “Ai e humbi respektin tim dhe të kolegëve, ndaj meriton të duelojë më. I uroj një jetë të lumtur pa boks, pasi ta shohësh sërish në ring është një turp. Me mua nuk ka për të dueluar asnjëherë”. Britaniku pritet të zyrtarizojë brenda 2-3 ditësh emrin e rivalit të radhës, ndaj të cilit më 1 qershor do të mbrojë titujt kampionë bote.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *