Joni dhe Janina pas hapave të Shkodrane Dardhishtës
April 29, 2017
0 comments
Share

Joni dhe Janina pas hapave të Shkodrane Dardhishtës

Të dielën në Shkup (30 Prill 2017) do të zhvillohet kampionati i Maqedonisë për fëmijë ku për herë të parë do të debutojnë edhe dy fëmijë shumë të talentuar në karate e që janë edhe bineq, Jon dhe Janina Dardhishta, që njëherësh janë edhe fëmijët e kryetares së klubit, Shkodrane Dardhishta.

Karateja tek kjo familje ka qen traditë shumëvjeçare, pasi Shkodranja ka qen shumë herë kampione në arenat vendore e ndërkombëtare dhe tani të njëjtën e synojnë edhe fëmijët e saj, që nesër shpresojnë në medalje e pse jo edhe kampion që më pas ti hapen dyert ballkanike.

Trajneri i klubit,  Muharem Imeri, thotë se gjasat për tu kualifikuar ne Kampionatin ballkanik që sivjet zhvillohen në Turqi janë të mëdha edhe për Jonin edhe për Janinën.

Duhet cekur se këta fëmijë ushtrojnë disa vite, kurse sukseset nuk kanë munguar kudo që janë paraqit ata. Fëmije temperament për sport dhe me një karakter të fortë që japin maksimumin në stërvitje. Formulë kjo e dëshiruar e sidomos kur prindi i tyre ka qen karateiste e suksesshme.

Arena Ring iu dashuron shumë suksese kampionëve të ardhshëm.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *