Jones pas titullit: Frymëzohen nga McGregor, ftoj në duel Brock Lesnar
July 31, 2017
0 comments
Share

Jones pas titullit: Frymëzohen nga McGregor, ftoj në duel Brock Lesnar

Pasi fitoi titullin kampion bote në peshën “light heavyweight” në artet marciale mikse, Jon Jones ka rrëfyer se tashmë synon një përballje me yllin e WWE-së, Brock Lesnar. Sipas Jones, kjo sfidë mes tyre do të ishte një gjë pozitive për artet marciale mikse, pasi do të garantonte një fitim të madh edhe për UFC-në. Jones u rikthye në kafaz sot në mëngjes në UFC-214, duke mundur Daniel Cormier, pas 15 muajsh pushim, 12 prej të cilave i kaloi si i pezulluar për përdorim dopingu. Por pas fitores dhe rimarrjes së titullit kampion, ikona e UFC-së po mendon për të ardhmen, ndaj dhe i ka bërë ftesë Lesnar të ngjitet në kafaz për një duel të madh mes tyre.

Brock Lesnar ka miliona fansa , ndaj një përballje mes nesh do të ishte një fitore e madhe për sportin, do të kishim shumë fitim”, tha Jon Jones në intevistën e tij pas fitores me Daniel Cormier. Më tej, Jones tha se frymëzohet nga irlandezi Conor McGregor, që “braktisi” kafazin për t’u përballur me Floyd Mayweather, në një ndeshje boksi, ku do të debutojë më 26 gusht. “Conor më tregoi mua dhe të gjithëve se asgjë nuk është e pamundur. Ai ka qenë një frymëzim për mua, duket sikur është i pari që shkeli në hënë. Unë mendoj se duhet të mendojmë seriozisht për këtë sfiodë me Lesnar, pasi do të ishte një gjë positive për MMA-në”, tha Jon Jones.

Jon Jones pas triumfit me Daniel Cormier

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *