Jones: E ndjej që jam akoma kampioni i UFC, edhe pa brez
June 1, 2018
0 comments
Share

Jones: E ndjej që jam akoma kampioni i UFC, edhe pa brez

Nuk ka gjë që Jon Jones është pezulluar nga USADA dhe nuk ka luftuar prej 10 muajsh, ai mbetet kampioni i light-heavyweight.

Të paktën kështu mendon ai.

Gjatë një përgjigjeje në Twitter, Jones e bëri të qartë se ai nuk ka nevojë për një brez fizik për të ditur që është akoma kampioni i UFC në peshën 205 pound.

Jones, 30 vjeç, mposhti me nokaut rivalin historik Daniel Cormier korrikun e kaluar në UFC 214 duke fituar titullin për të dytën herë. Por rezultati nuk u quajt i vlefshëm pasi ai u kap me substanca të palejuara.

“Nuk kam nevojë për brezin fizik apo të jem në renditje për të ditur që jam akoma kampioni. Është diçka që unë e ndjej në zemër, unë e di se çfarë kam bërë. E di se çfarë më duhet të bëj.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *