Jones: Cormier e meritoi titullin e peshës së rëndë,
July 31, 2018
0 comments
Share

Jones: Cormier e meritoi titullin e peshës së rëndë,

Jones rikujton njëvjetorin e ndeshjes së tij të fundit ndaj Daniel Cormier në UFC 214.

Të dielën u bë fiks një vit që kur Jones ka shkelur në oktagon. Ai mposhti me nokaut Cormier duke e mposhtur për të dytën herë, por rezultati u anulua për shkak të substancave të ndaluara që janë gjetur në gjakun e tij.

Jones aktualisht është në pritje të heqjes së pezullimit dhe më pas pritet të rikthehet në kafaz.

“Një vit më parë mposhta me nokaut Daniel Cormier për të rifituar titullin kampion. Ishte kulmi i të gjitha sakrificave dhe punës së madhe.

“Por nuk ishte një sukses që zgjati shumë dhe tani jam pezulluar përsëri.

“Kam kaluar vitin e fundit duke jetuar mirë dhe shëndetshëm, kjo periudhë nuk më theu. Më ka mbetur edhe shumë punë përpara.

“Mendoj se jam gati. Do të rikthehem një version më i kompletuar i vetes,” ishin fjalët e Jones.

Më pas ai foli edhe për rivalin e tij të madh Cormier: “Nuk më intereson Daniel Cormier. E kam mundur dy herë tashmë,” shkruan Jones.

“Sinqerisht, jam i lumtur për të që fitoi titullin e peshës së rëndë. Unë dua vetëm atë që më takon.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *