Jones, Askren dhe Holm, UFC 235 do të jetë një “All-Start Game”
January 11, 2019
0 comments
Share

Jones, Askren dhe Holm, UFC 235 do të jetë një “All-Start Game”

Jon Jones pritet të mbrojë për të parën herë titullin kampion të light-heavyweight ndaj Anthony Smith. Por ai nuk do të jetë ylli i vetëm që do të futet në kafaz më 2 mars.

Tyron Woodley do të mbrojë titullin e peshës velter ndaj Kamaru Usman në “co-main event”. Më në fund do të shohim debutimin e Ben Askren, i cili do të ndeshet me Robbie Lawler në peshën velter.

Por nëse kujtoni se vetëm këto janë sfidat për t’u parë, e keni shumë gabim. Cody Garbrandt rikthehet në kafaz pas dy disfatave me kampionin T.J Dillashaw dhe do të përballet me të rrezikshmin Munhoz.

Një nga talentet më premtues, rusi Zabit Magomedsharipov do të ndeshet me Jeremy Stephens, i cili së fundmi u mposht nga ish-kampioni i peshës flutur Jose Aldo.

Gjithashtu, Holly Holm rikthehet për sfidën ndaj Ladd, ndërsa Jorge Masvidal do të përballet me Neil Magny.

Një formacion i përbërë nga niveli më i lartë i luftëtarëve të MMA, UFC 235 padyshim që do të jetë një mbrëmje e paharrueshme.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *