Jon Jones: Më keni masakruar për vite, por unë jam më i miri
December 20, 2018
0 comments
Share

Jon Jones: Më keni masakruar për vite, por unë jam më i miri

Më 29 dhjetor do të zhvillohet eventi i fundit i arteve marciale mikse për këtë vit, UFC-232, që ka si përballje kryesore sfidën për titullin kampion botë në peshën “light heavyweight” mes Jon “Bones” Jones dhe Alexander Gustafsson. Dy sportistët kanë dueluar mes tyre edhe 5 vite më parë (UFC-165), me Jones që fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve në atë që konsiderohet si dueli më spektakolar i zhvilluar ndonjëherë në kafaz.

Por tashmë dy sportistët do të ngjiten sërish në kafaz për t’u përballur mes tyre, këtë herë për titullin vakant të peshës “light heavyweight”. Për Jones kjo është një mundësi e mirë për t’u rikthyer kampion bote dhe për të hequr nga vete akuzat e shumta për doping që ka patur. Në 3 vitet e fundit ai është dënuar dy herë për përdorim të substancave të ndaluara dhe i është hequr titulli kampion bote në këtë Divizion.

Unë jam sportisti më i mirë në UFC, gjithnjë kam qenë i tillë. Asgjë nuk ka ndryshuar as sot dhe këtë gjë do ta tregoj edhe më 29 dhjetor, në Las Vegas. Do të dueloj ashtu si atëherë. E njoh shpirtin tim luftarak dhe do të dueloj për fitore. Më kanë masakruar vitet e fundit për përdorim dopingu, por nuk kam mashtruar asnjëherë. USADA e ka konfirmuar se ka gjetur sasi të papërfillshme të substancave të ndaluara, që nuk ndikojnë në paraqitjen time. Do të fitoj sërish titullin kampion, ai më përket mua, ka qenë gjithnjë i imi”, tha Jones.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *