Jon Jones kërkon të “thyejë” Cormier edhe dy herë të tjera
September 5, 2018
0 comments
Share

Jon Jones kërkon të “thyejë” Cormier edhe dy herë të tjera

Jon Jones është pranë rikthimit në UFC pas pezullimit nga USADA për substanca të palejuara.

Duke folur për RT Sport, Jones ka mohuar se ka bërë gabim me dashje dhe shpreson që ta vërtetojë këtë gjë në mënyrë që t’i zbutet dënimi.

“Për sa i përket situatës së steroideve, nuk i kam bërë asnjëherë,” shprehet Jones.

Më pas ai foli për rivalin e tij më të madh, Daniel Cormier, i cili aktualisht është kampion në dy pesha të ndryshme, ‘light-heavyweight’ dhe peshën e rëndë.

“Ideja ime është ta mposht në fillim në ‘light-heavyweight’,” vijon Jones.

“Mendoj se pasi ta kem mposhtur për të tretën herë do t’i thyej vetëbesimin. Në mendjen e tij, ai vazhdon të mendojë se mund të më mposhtë. Dua t’i thyej vetëbesimin…

“Në fillim dua ta bëj në ‘light-heavyweight’, dhe më pas, kur t’i kem thyer vetëbesimin do ta mposht edhe në peshën e rëndë. Nuk ka rëndësi se sa fortë stërvitet ai, unë stërvitem më fortë.

“Jam edhe pak më i ri, pak më i gjatë dhe pak më i bukur.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *