Jon Jones gjobitet dhe i hiqet licensa
February 28, 2018
0 comments
Share

Jon Jones gjobitet dhe i hiqet licensa

Komisioni i Sportit në Kaliforni i ka hequr për një periudhë pa afat licensën për të dueluar në kafaz ish-kampionit të botës në artet marciale mikse (pesha light heavyweight), Jon “Bones” Jones, pas skandalit doping që përfshiu atë në gusht të vitit të kaluar. Jo vetëm kaq, por Jones është gjobitur me 205 mijë dollarë, gati gjysma e shumës që mori nga fitorja e duelit me Daniel Cormier (UFC 214, më 29 korrik 2017), rezultat që më pas u anullua nga UFC-ja.

Jones, pavarësisht se iu hoq licensa, mund ta apelojë vendimin, por me një kusht, që të dalë para komisionit të antidopingut amerikan (Usada) dhe të tregojë se nuk do të përdorë më substanca të ndaluara dhe se ka ndryshuar. Përveç kësaj, Komisioni i Sportit në Kaliforni i ka kërkuar sportistit 31-vjeçar që të ndryshojë menaxher. Tashmë e ardhmja e Jon Jones është në duart e Usada, që mund të pezullohet nga 12-18 muaj nga aktiviteti, por edhe deri në 4 vjet.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *