John Cena konfirmon se po rikthehet në WWE
February 4, 2020
0 comments
Share

John Cena konfirmon se po rikthehet në WWE

John Cena ka konfirmuar se do të rikthehet në WrestleMania 36.

16 herë kampioni i botës në WWE është njëri ndër legjendat më të mëdha në sportin spektakolar, derisa ishte i fokusuar më shumë në Hollywood.

Që kur debutoi në vitin 2002 në SmackDown kundër Kurt Angle, 42-vjeçari arriti të bëhej një sportistët më të përfolur në botë, sidomos për spektaklin e tij.

Do të shohim edhe një herë Cenan në aksion, në WrestleMania 36 që fillon në muajin prill të këtij viti.

“Paraqitja ime në WrestleMania do të ishte si një dhuratë. Ka kohë që kam pushuar nga WWE”, ka thënë ai.

“E di se në WrestleMania ka gjëra të ndryshme dhe kam pauzuar shumë, por që dua të rikthehem, dua t’i shijoj ato emocione edhe njëherë”.

“Natyrisht se do të jetë në atë event dhe shpresoj që të më mbështesin fansat, ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë karrierës sime”, ka shtuar më tej Cena.

42-vjeçari dëshiron të sfidojë edhe një herë vetën në sportin që është më shumë sa për spektakël dhe goditjet nuk janë reale.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *