Joana Kiptiu dhe Erik Seferi paraqitje fenomenale në Itali
December 19, 2018
0 comments
Share

Joana Kiptiu dhe Erik Seferi paraqitje fenomenale në Itali

Dy sportist të talentuar të sporteve luftarake, Joana Kiptiu dhe Erik Seferi, e kanë përfunduar me sukses qëndrimin e tyre dyjavorë në Itali. Ata janë përgatitur për dy eventet e fuqishme që janë zhvilluar në këtë vend tek klubi “Black Eagle Gym” që drejtohet nga Ermirian dhe Ervis Bici. Kështu në aktivitetin e parë që u zhvillua në Triesta u paraqit vajza korrçare, Joana, e cila pati një ndeshje shumë të fuqishme kundër kampionës së Evropës, Erica Gatti.

Ajo gjatë tre raundeve tregoi kualitetin e saj në ring, madje për disa momente ishte edhe më e mirë, por në fund gjyqtaret befasisht vendosen fitoren t’ia japin italianës, vendim ky që pas eventit reagoi edhe stafi teknik i shqiptares ku referët e pranuan gabimin dhe u deklaruan se ndeshja ka dashur të përfdundoi me barazim. Sido që të jetë, Joana vazhdoi me stëritjet pa u dëshpëruar fare sepse e prite edhe një përballje pas një javë, por tani në Torino ku edhe arriti një fitore bindëse duke e mposhtur kundërshtarën me KO.

Në këtë event u paraqit edhe Erik Seferi (Çekiçi – Vikingu) por në MMA, ku poashtu arriti të triumfoi duke detyruar kundërshtarin e tij të dorëzoj luftën para kohe. “Jemi shumë të kënaqur dhe krenarë me Joana Kiptiu e cila u ndesh në Trieste me kampionën e Evropës, Erika gatti  dhe gjygjtaret e dhanë ndeshjen barazim, por mëqense nuk ishim të shtëpisë preferuan ti japin fitoren kundeshtares me rrezultat të ngushtë.

Ku dhe vet kundërshtarja deklaroj që shqiptarja ishte shumë e fortë dhe barazimi ishte më sportiv. Kurse në Torino Joana Kiptiu dhe Erik seferi mbyllën ndeshjen me KO në raundin e parë dhe jemi shumë të gëzuar bashkë me kusherririn Ermirjan Bici. Dhe krenohemI”, tha Ervis Bici, dy herë kampion i Evropës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *