Jetoni i pandalshëm edhe sivjet, triumfon edhe në “Solidarnost Open”
May 16, 2017
0 comments
Share

Jetoni i pandalshëm edhe sivjet, triumfon edhe në “Solidarnost Open”

Talenti i karatesë, Jeton Ramadani, po vazhdon me sukseset e tija, kurse triumfi i tij i radhës ka qen gjatë vikendit në turneun ndërkombëtar “Solidarnost Open” ku edhe mori medalje të artë.

Ai në stilin Kata nuk kishte konkurrencë duke mposht kundërshtarët e tij pa probleme të mëdha, por ky nuk ka qen i vetmi sukses i Ramadanit në këtë vit, pasi ai ka triumfuar edhe në turne tjera ndërkombëtarë që u zhvilluan në vend por edhe jashtë saj.

Sipas prindit të tij, Daim Ramadani, përkushtimi i Jetonit në këtë sport është shumë i madh andaj ai mezi pret që të vij koha kur të shkon në ushtrime ndërkohe që nuk po mungon edhe disiplina që ai paraqet.

Nga ana tjetër, fjalë pozitive ka edhe trajneri i tij, Muharem Imeri, që tek Jetoni pret suksese të mëdha nëse ai vazhdon me këtë temp. Në bisedën që patëm me këtë djalosh, ai shprehi dashuri të madhe ndaj sportit të karatesë, andaj edhe ëndra e tij është që një ditë te shëh vetën në piedestalin më të madh evropian e botëror.

Ndërkohe që në fund ai falënderoi familjen e tij që e mbështet kudo që paraqitet por edhe trajnerin Muarem Imeri që e stërvit në çdo moment kur ai ka nevojë. (A.R.)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *