Jeta e boksierit shtegtar: 134 meçe, 123 humbje dhe disa birra
April 27, 2020
0 comments
Share

Jeta e boksierit shtegtar: 134 meçe, 123 humbje dhe disa birra

Lewis van Poetsch e di se rekordi i tij në boks është një nismë e thjeshtë e bisedave. 29-vjeçari i ka zhvilluar 134 meçe të boksit profesionist, prej të cilave i ka humbur 123 sosh.

Rekordi i tij mund të duket negativ, por në të vërtetë kjo nënvizon qëndrueshmërinë e tij si një boksier i rëndësishëm në meçet hapëse të mbrëmjeve të boksit, shkruan The Guardian.

“Unë kam punuar si berber dhe jam pyetur se çfarë është një boksier shtegtar gjatë gjithë kohës nga klientët e mi”, thotë Van Poetsch. “Në thelb, roli im është të futem në ring, të bëj një shfaqje të mirë dhe të ndihmoj një boksier të ri në boks. Unë e di se çfarë po bëj atje – kur duhet të boksoj fort dhe kur duhet të qëndroj në distancë. Njerëzit mendojnë se është si diçka e rregulluar për t’u rrëzuar në raundin e pestë, por nuk është kështu. Ne luajmë një rol jetësor në fillimin e karrierës së një boksieri perspektiv”.

I gjatë 170 centimetra dhe me krahë të formuar e muskulor, një buzëqeshje të lehtë dhe mustaqe të zbukuruara, Van Poetsch mund të kishte kaluar testin për një burrë të fuqishëm viktorian.

Përkundrazi, ai është një inxhinier ashensorësh me orar të plotë dhe një boksier me kohë të pjesshme. Van Poetsch zakonisht bokson tri herë në muaj, për aq kohë sa ai nuk nokautohet apo lëndohet në meçe. Në këtë rast ai pushon për 28 ditë.

Miku, menaxheri dhe shoqëruesi i tij më i mirë Richard Farnan, i siguron atij meçet dhe Van Poetsch, i pranon gjithmonë ato, kudo dhe sido që janë të caktuara.

“Në përgjithësi është një tarifë e vogël, por e volitshme”, thotë Van Poetsch. “Nëse dueli është në ndonjë televizion, kundër një emri të madh, mund të marrësh një pije shtesë ose edhe dy dhe të kujdesesh për një hotel apo diçka. Disa duele të tjera janë të caktuara me muaj më parë, por mund të ndryshojnë në çastet e fundit. U njoftova vetëm dhjetë orë më herët për të boksuar kundër John Docherty. Unë isha i caktuar për një tjetër meç në Liverpool, ndaj një kundërshtari tjetër. Dhe kur kjo u anulua, dolëm për nga një birrë në qytet, por menaxheri im më tha që duhet të ndeshem me Dochertyn në Newcastle, një boksier i njohur për nokaute. E kam telefonuar Richardin dhe i kam thënë: ‘në ora sa mund të vish të më marrësh?’”.

“Nuk boksoj për para”

Si shumica e boksierëve shtegtarë, Van Poetsch nuk ëndërroi të bëhej një i tillë. Ai nisi boksin profesionist kur ishte në ushtrinë britanike pasi përfundoi një turne në Afganistan dhe fillimisht kishte ëndërr të fitonte një titull britanik.

Për periudhat e tij të para si boksier, Van Poetsch ishte në presionin e shitjes së biletave dhe gjithnjë e më stresuese e shpesh shqetësuese ishin edhe vendet ku po zhvillohej meçi, dhe kjo e brengoste atë derisa ai po bëhej gati për të dalë në ring.

Pasi iu ofrua një tarifë e volitshme për të qenë boksier pa shqetësimet e shitjes së biletave, ai hyri në rolin e shtegtarit pa probleme.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *