Jelda Imeri po vazhdon traditën familjare
April 10, 2017
0 comments
Share

Jelda Imeri po vazhdon traditën familjare

Tradita familjare po vazhdon tek trajneri i KK Forca, Muharem Imeri, pasi vajza e tij, Jelda, në mënyrën më të mirë të mundshme është duke i vazhduar sukseset që i ka pasur dikur i atij i saj. Ajo edhe pse ka filluar me karate para 1 viti, tani në vitrinat e saj ka mbi 60 medalje nga arena vendore dhe ajo ndërkombëtare.

Kampione u bë në disa turne prestigjioze ku do ti veqonim turnet në Kroaci, Trofeu i Beogradit, Nikon Open – Bullgari, Kamza – Shqipëri si dhe turne në Kosovë, Shqipëri e Ulqin. Në këtë të fundit ajo madje mori dy medalje. Suksesi i fundit ishte në Gazi Baba Open ku shkëlqej në dy disiplina. Cekim se Jelda përveq se garon në Kumite, ajo paraqitje të shkëlqyera ka edhe në Kata dhe Makivara.

Nga ana tjetër, ajo me sukses po vazhdon edhe shkollimin dhe për momentin është shumë e respektueshme në shkollën e saj Penko, ku vijon klasen e tretë. Trajneri i klubit, Muharem Imeri, në pyetjen tonë se si ndihet kurë sheh vajzën e tij në piedestalin më të lartë, ai u shpreh shkurt – Fantastike.

“Të them të drejtën edhe pse vajza ime është shumë e vogël unë nga tani kam filluar të ndjej një krenari se dikush po vazhdon traditën tonë familjare. Ajo po tregon se ka kualitet dhe besoj se me ndihmën time do të arrijmë suksese. E sa i përket ndjenjës kur ajo ngjitet në piedestal, të them drejtën gjithnjë kam emocione që më parë nuk i kam pasur kur unë isha në vendin e saj”, tha Imeri.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *