Jeff Horn e Manny Pacquiao, kujt i takoi fitorja me rinumërimin e pikëve?
July 11, 2017
0 comments
Share

Jeff Horn e Manny Pacquiao, kujt i takoi fitorja me rinumërimin e pikëve?

World Boxing Organization (WBO) ka konfirmuar fitoren e boksierit Jeff Horn ndaj Manny Pacquiao, pas rinumërimit të pikëve të duelit që dy boksierët zhvilluan 10 ditë më parë në Brisbane të Australisë. WBO caktoi 5 gjyqtarë asnjanës për të rinumëruar pikët përmes pamjeve televizive dhe tri prej tyre i dhanë fitoren Horn, duke dhënë pikët 115-113, 114-113 e 114-113 në favor të australianit. Njëri i dha fitoren Pacquiao, 114-113, ndërsa një gjyqtar e dha rezultatin e ndeshjes barazim, 114-114, raporton telesport.

Gjyqtarët e caktuar nga WBO e morën këtë vendim vetëm përmes pamjeve televizive, pa dëgjuar zhurmën e goditjeve të dy boksierëve dhe reagimet e 50 mijë shikuesve në stadium. Gjithsesi, vendimi i gjyqtarëve për duelin e 2 korrikut, që i dhanë fitoren me vendim unanim Horn, krijoi mjaft dyshime, përfshi edhe vetë filipinasin, që i kërkoi ËBO-së rinumërimin e pikëve. Pavarësisht këtij vendimi të dytë, pritet që dy boksierët të zhvillojnë revanshin në muajt e fundit të këtij viti, duke respektuar kontratën.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *