Jedrzejczyk: Vendimi i gjyqtarëve i gabuar, titulli duhej të ishte imi
April 19, 2018
0 comments
Share

Jedrzejczyk: Vendimi i gjyqtarëve i gabuar, titulli duhej të ishte imi

Joanna Jedrzejczyk, ish-kampionia e botës në peshën “strawweight” i është rikthyer edhe një herë duelit të dytë të humbur ndaj kampiones aktuale të kësaj peshe, Rose Namajunas. Dy kampionet u përballën një javë më parë në eventin e UFC-223, zhvilluar në Nju Jork, ku Namajunas fitoi revanshin me vendim unanim të gjyqtarëve. Sipas Jedrzejczyk ky vendim im gjyqtarëve ishte i gabuar. “Edhe vetë trajneri i Namajunas ishte dakord që fituese isha unë, që titulli duhej të rikthehej tek unë. Numrat nuk gënjejnë asnjëherë”, tha Jedrzejczyk.

Unë dhashë më shumë gjuajtje se Namajunas. Më duhet të pranoj që komisioni i sportit në Nju Jork është ende i ri dhe po mëson të gjykojë në këtë sport. Por kjo është e padrejtë. Edhe presidenti i UFC-së, Dana White, mbeti i habitur nga vendimi dhe ma konfirmoi më këtë gjë. Rezultati ishte në barazim 2-2 me raunde para atij final dhe unë isha superiore në raundin e fundit. Më vjen keq, pasi humba mundësinë për të rimarrë titullin”, u shpreh Joanna Jedrzejczyk, e cila pritet të ndryshojë peshë dhe të duelojë në peshën pupël.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *