Jedrzejczyk: Nuk do kem fatin e Rousey, pres revanshin me Namajunas
November 7, 2017
0 comments
Share

Jedrzejczyk: Nuk do kem fatin e Rousey, pres revanshin me Namajunas

Sportistja polake e arteve marciale mikse, Joanna Jedrzejczyk, pak orë pas humbjes së titullit kampion ndaj Rose Namajunas në eventin e UFC-217, ka deklaruar se është gati të përballet sërish me rivalen amerikane, në një revansh. Në këtë event, kur të gjithë prisnin që Jedrzejczyk të mbronte titullin për të gjashtën herë dhe të barazonte rekordin e Ronda Rousey, polakja pësoi një humbje të papritur. Kritikat ndaj polakes nuk kanë munguar, duke e krahasuar humbjen e saj me atë të Rousey, por Jedrzejczyk nuk preferon që të bëjnë krahasime të tilla.

Nga dueli i UFC-217 mes Joanna Jedrzejczyk dhe Rose Namajunas

Ju lutem, mos më krahasoni me Ronda Rousey. E dua shumë, kam një marrëdhënie shumë të mirë më të, por të tilla krahasime nuk më pëlqejnë. Më vjen keq që e humba këtë titull, jam përgatitur shumë për 13 javë. Ky rezultat ishte surprizë dhe ju premtoj se do të rikthehem kampione, nuk do të kem fatin e Ronda”, tha Joanna Jedrzejczyk. “Dua të përgëzoj Rose për fitoren, më vjen mirë që ia doli mbanë, por unë do të rikthehem më e fortë. Do të marr përsipër të gjitha risqet për të rimarrë këtë trofe sërish”, tha Jedrzejczyk.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *