Jedrzejczyk: Këtë herë nuk ka surpriza, do të rimarr titullin
March 28, 2018
0 comments
Share

Jedrzejczyk: Këtë herë nuk ka surpriza, do të rimarr titullin

Sportistja polake e arteve marciale mikse Joanna Jedrzejczyk është gati për duelin ndaj Rose Namajunas që do të zhvillojë më 7 prill në Nju Jork, në eventin e UFC-223, sfidë e vlefshme për titullin kampion bote në peshën “strawweight”. Polakja shpreson të rimarrë titullin kampion që humbi në nëntor të vitit të kaluar, në eventin e UFC-217, kur u mund nga Namajunas me “KO teknik”.

Jam stërvitur mjaft mirë, jam në formë, kam kapur peshën e duhur, gjë që zakonisht e realizoj 3 ditë para duelit. Këtë herë nuk do të kem probleme me peshën si herën e fundit, këtë herë gjërat do të përfundojnë ndryshe. I kam bërë gjërat në mënyrën e duhur dhe jam kujdesur vetë për dietën time. Kam qëndruar larg rrjeteve sociale, madje nuk keni parë asnjë video nga stërvitja ime. Nuk jam nervoze apo e stresuar dhe në Nju Jork, pas 10 ditësh, do të jem në 100% të formës”, tha Jedrzejczyk.

Më tej, kampionia polake (14 fitore dhe 1 humbje në MMA), shtoi: “E respektoj Namajunas, ashtu sikurse edhe para këtij duel. Ajo fitoi vetëm një betejë, ndërsa në sfidën e radhës unë do të fitojë luftën dhe do ta shihni këtë gjë”, u shpreh Joanna Jedrzejczyk.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *