Jedrzejczyk: Do të jem sërish kampione në maj të 2018
November 13, 2017
0 comments
Share

Jedrzejczyk: Do të jem sërish kampione në maj të 2018

Debati nëse Joanna Jedrzejczyk e meriton menjëherë një ndeshje revanshi për titullin e peshës kashtë pas disfatës ndaj Rose Namajuans në UFC 217 është tepër i nxehtë.

Ylli polak ishte pranë thyerjes së rekordit të Ronda Rousey për mbrojtjen e titullit për femra përpara se “Thug Rose” ta trondiste me një të majtë vrastare. Jedrzejczyk që nga ai moment ka pretenduar se nuk është dorëzuar teksa kundërshtarja po e godiste me grushte të njëpasnjëshme.

Duke folur për MMA Hour, Jedrzejczyk është shprehur se ajo do të rikthehet në krye të peshës kashtë në maj të 2018.

“Në maj, do të jem sërish kampione,” deklaron Jedrzejczyk. “Do të rikthehem. Nuk ka rëndësi nëse Rose do të jetë kampionia për t’u mundur apo dikush tjetër. Do të rikthehem.

“Unë jam më e mira dhe veten time e quaj akoma kampione. Ky është thjesht një kapitull tjetër, që ka për të më bërë më të fortë.

“Nuk do të qaj për humbjen. Mendoj se për atë që kam bërë për Dana White dhe UFC, e meritoj revanshin.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *