Jasin Osmani pret të mbroj titullin “Kampion Ballkani” në Turqi
May 17, 2017
0 comments
Share

Jasin Osmani pret të mbroj titullin “Kampion Ballkani” në Turqi

Të premten në Stamboll të Turqisë do të zhvillohet kampionati ballkanik në karatë për fëmije, kurse titullin nga viti i kaluar që e fitoi në Beograd do tentoj ta mbroj Jasin Osmani i cili stërvit tek KK Forca nga Shkupi. Ai për portalin “Arena Ring” u shpreh se është i përgatitur maksimalisht duke i falënderuar trajnerit të tij, Muharem Imeri.

“Mund të them lirisht se kësaj radhe jam shumë më i përgatitur se herëve tjera sepse kam stërvitur dy herë në ditë një kohë të gjatë së bashku me trajnerin tim, Muarem Imeri, që njëherit e falënderoj shumë”, tha Osmani, duke shtuar se pret edhe sivjet të arrij medalje ballkanike. “E di se në Turqi të fitosh medalje ballkanike do jetë shumë e vështirë por unë do të boj qmos që të mbroj titullin. Tani gjithçka varet edhe prej fatit sportiv, që besoj se do ta kem me veti”, pohoi Jasin Osmani.

Cekim se nga klubi i karatesë Forca në këtë aktitit do të marrin pjesë edhe pesë garues tjerë: Suhejb Veseli, Marija Bunteska, Suejla Isaki, Arta Bushi dhe Jusra Ademi. Portali Arena Ring do të jetë i pranishëm në këtë aktivitet të madh ku edhe do ju sjell lexuesve gjithë të rejat nga ky aktivitet.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *