Jasin Lama: U përgatitem ashtu siç i ka hije një boksieri profesional
Boksierët e reprezentacion të Maqedonisë të cilët gjenden në Ajvlik të Turqisë, nesër do të përfundojnë përgatitjet 10 ditore në këtë vend.
Njëri prej boksierëve shqiptar që gjendet në këtë kamp stërvitor është edhe boksieri i KB Shkupi, Jasin Lama. Ai për Arena Ring u shpreh shumë i kënaqur me kushtet që ja ka ofruar ky vend por edhe më përgatitjet profesionale që i kanë zhvilluar.
“Pas disa ditëve ne kampin sportiv te Ajvalikut sot është dita e parafundit e stërvitjeve ku ne aspekt te përgjithshëm jemi shumë te kënaqur me kushtet të cilat ishin të jashtëzakonshme. Për mua kjo ish një nder eksperienca më të madha prej që kam filluar të merrem me boks, sepse patëm ushtrime jashtëzakonisht te mira, trajnerët te mire te brendshëm dhe te jashtëm si dhe sparinge te mrekullueshëm që ishin nga Turqia e Gjeorgjia”, thotë Lama, duke shtuar “Në aspektin fizik un dhe boksieri tjetër shqiptar, Lulzim Ismaili, ne krahasim me koleget tonë nga reprezentacioni ishim shumë më të përgatitur, këtë e vlerësoji dhe nga ushtrimet nën komandën e trajnerin tonë Enver Salihu dhe trajnerëve të Turqisë të cilët vazhdimisht po na lavdërojnë dhe na jepnin kurajo qe te vazhdojmë ne këtë mënyre”, pohoi Jasin Lama.
Ndryshe, ai shton se në këto përgatitje kanë pasur edhe disa lufta kontrolluese. “Sa i përket sparingut, kontrollin e parë e pata ndaj boksierit turk i cili është shpresë olimpike për ekipin e Turqisë ku ishte ne nivel mesatar, ndërsa sparingun e ardhshëm me strategjinë e ndryshuar nga trajneri Enver Salihu shkoi shumë me mirë ku ishte runda me befasuese për te gjithë pjesëmarrësit dhe tretën e bëra me kampionin e Gjeorgjisë ku me atë ishte shumë me e lehtë”, përfundoi Lama.
Nga ana tjetër, kontroll ndeshje ka pasur edhe Lulzim Ismaili i cili u ndesh me kapitenin e reprezentacionit te Turqisë i cili është edhe me shumë përvcoj. U zhvillua një takim në nivel të lartë.