Jasin Lama pret suksesin e radhës në “Adem Jashar”
Reprezentacioni i Maqedonisë në boks do të udhëtoj drejt Kosovës ku do të marr pjesë në turneun jubilar ndërkombtar i 20-ti me radhë “Adem Jashari”. Delegacionin e përbëjnë nënkryetari i Federatës së boksit të Maqedonisë, Faton Salihu, i cili njëherësh është edhe fituesi i parë i këtij manifesfitmi të madh sportiv në vitin 1999 dhe sipas organizatorit atij do ti jepet edhe një plaket mirënjohje.
Nga bokserët ngjyrat e Maqedonisë do ti mbrojnë: Jasin Lama, Elmdein Istrefi dhe Arsim Etemi, kurse trajner jane Skender Jahiu dhe Vladimir Cekiq. Duhet potencuar se ky vit për bokserin Jasin Lama është shumë i mbarë sepse ai fitoi turneun e AIBA-s në Shkodër, mandej u shpall kampion I vendit si dhe fitoi arri në Gongun e artë si dhe u shpall boksieri me i mirë vendas. Laman këtë vit e presin edhe dy turne të fuqishme të AIBA-s, njëri në Kosovë si dhe tjetëri në Nish të Serbisë “Dorëza e art”.
“Sivjet turneu jubilar “Adem Jashari” pritet të jetë shumë i fuqishëm sipas emrave dhe shteteve pjesëmarëse dhe ne kemi pranuar si gjithnjë me kënaqesi të jemi në këtë manifestim të madh. Cekim se ky aktivitet është edhe në kalendarin e EUBC, andaj boksierët japin edhe maksimin për të arritur rezultat të mirë. Besoj se do të tregojmë kualitetin tonë edhe kësaj radhe”, tha Faton Salihu, ish kampioni evropian në boks.