Jasin Lama kërkon vizën për LO në Paris dhe Londër
February 3, 2020
0 comments
Share

Jasin Lama kërkon vizën për LO në Paris dhe Londër

Boksierët Jasin Lama dhe Goce Janevski nga Ohri do ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut  në dy turnet kualifikues për lojërat olimpike në Paris dhe Londër, ashtu ka vendosur Këshilli drejtues pranë Federatës së boksit të Maqedonisë.

Përndryshe përgatitjet për këto dy aktivitete të fuqishme boksierët do ti zhvillojnë me boksierët nga Serbia, pasi edhe ata kanë trajner nga Kuba, kurse vendi ende nuk është caktuar.

Në LOV “Tokio 2020” kontinentin e vjetër do ta përfaqësojnë 50 boksier. Ndryshe turnetë olimpik në Paris dhe Londër janë edhe dy kampionate, ai botëror dhe evropian.

Turneu kualifikues në Londër do të mbahet në mars. KON-i, për në LOV “Tokio 2020” ka përcaktuar edhe kategoritë sipas peshave, Në bazë të këtij vendimi në konkurrencë të meshkujve do të ketë 8, ndërsa në kategorinë e femrave 5 kategori, transmeton “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *