Jasin Lama kërkon suksesin në Beograd
April 15, 2019
0 comments
Share

Jasin Lama kërkon suksesin në Beograd

Nga sot deri më 21 prill në Beograd do të zhvillohet turneu i fuqishëm i boksit amator “Fituesi i Beogradit”. Ne këtë aktivitet po paraqitet edhe reprezentacioni i Maqedonisë edhe atë me katër bokser ku dy prej tyre janë shqiptar Arsim Etemi dhe Jasin Lama.

Ky i fundit për portalin për sporte luftarake tha se ndihet mirë dhe se pret suksese.

“Përgatitjet i kam zhvilluar me klubin tim “Çair” dhe reprezentacionin e Maqedonisë ku edhe disa ditë gjendemi këtu në Serbi ku kemi pas kushte optimale për tu përgatit për këtë event të madh. Jam i përgatitur maksimalisht dhe dashtë zoti të kthehem me medalje prej një turneu shumë të fort ku marrin pjesë 19 shtet”, thotë Lama duke shtuar se planet e tija për sivjet janë që të fitoj edhe “Gongun e Artë” si dhe të fitoj medalje evropianë për Maqedoninë e veriut. Ndryshe, cekim se reprezentacionin në Beograd do ta udhëhiq Petar Curlinovski dhe ndihmësi i tij, Skender Jahiu.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *