Jasin Lama i emocinuar pasi fitoi “Gongun e artë”: Realizova një ëndërr
November 11, 2019
0 comments
Share

Jasin Lama i emocinuar pasi fitoi “Gongun e artë”: Realizova një ëndërr

Boksieri shqiptar, Jasin Lama e fitoi “Gongun e artë”, turneun e 49-të radhazi ndërkombëtar në boks.

Në ndeshjen finale, Lama në kategorinë deri më 60 kg me ndërprerje në raundin e dytë e mposhti rumunin Vash Norbet.

Pasi pranoi trofeun nga kryetari i FBMV-së, Primislav Dimoski, ai u shpreh shumë i emocionuar.

“Jam shumë i emocionuar që fitova trofeun prestigjioz Gongu i artë. Ka qenë ëndërr e imja që të triumfojë në këtë turne të madh dhe me traditë, të fitojë trofeun, i cili në të kaluarën është fituar nga legjenda të mëdha të boksit. Ky është kulmi i sukseseve të deritanishme në karrierën e      deritashme, prandaj jam shumë i gëzuar. Falënderoj trajnerin e tashëm Skender Jahiu, kryetarin e klubit të boksit Çair, Faton Salihu, të gjithë trajnerët e mi që kanë punuar nga fillimi i karrierës, publikun e sotëm, si dhe familjen time që vazhdimishtë më kanë mbështetur për të arritur suksese”, deklaroi Lama, 22 vjecar, reprezentues i Maqedonisë së Veriut në boks. /R.I./

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *