Jasin Lama gati për LE në Minsk, Bujar Saliu në Mostar
May 21, 2019
0 comments
Share

Jasin Lama gati për LE në Minsk, Bujar Saliu në Mostar

Jasin Lama, anëtari i KB Çair do të përfaqësoj Maqedoninë në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, që mbahen prej 21-30 qershor në kryeqytetin e Bjellorusisë.  Nga ana tjetër, po nga i njëjti klub, Bujar Saliu, do të merr pjesë ne turneun ndërkombëtar në Mostar, turne ky i cili turne është edhe në kalendarin e EUBC.

“Përgatitjet për Lojërat evropiane në Minsk për momentin jam duke i zhvilluar ne klubin e boksit Çair ku të njëjtat po rrjedhin mirë dhe jam në një formë të shkëlqyer, ku vet edhe dy ndeshjet e këtij muaji e dëshmojnë këtë. Në vazhdim do të kemi edhe ca përgatitje me shtetet fqinje ku janë të nevojshme ndeshjet kontrolluese dhe të jemi të kompletuar”, tha Lama duke shtuar se pret edhe rezultate pozitive, madje edhe medalje. “Kam shpresë të madhe dhe vetëbesim të plot që dhashë Zoti të sjell një medalje evropiane pas sa kohëve në Maqedoninë e Veriut”, pefundoi Lama për portalin per sporte luftarake “ArenaRing”.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *