Jasin Lama fiton me ndërprerje
Shkupjani – Jasin Lama dje ne Tetovë nen organizim te venit te Halim Abazit ka arrit te shënoj fitoren e tij të tretë në boksin profesionist. Kurse viktimë e tij kësaj radhe ka qen boshnjaku Goran Dosen, të cilin e fitoi me ndërprerje në raundin e dytë.
“Kjo fitore ne ketë dit me vlerë ju a dedikoj dy tifogrupeve shqiptare Shvercerat Shkup dhe Ballistet Tetove qe te bëhen një. Nuk na ka hije te jemi te përçare, ketë selam e keni edhe nga Bekim Jashari. Faleminderoj familjen time ekipin tim ne krye me Faton Salihu po ashtu përkrahnit tone Euro Aktiva dhe Euro Kuvajt”, tha Jasin Lama pas ndeshjes.
Ndryshe, ndeshjen e radhës Lama e ka më 27 dhjetor 2022 ne palestrën Karagaci ne Pejë të Kosovës ku edhe promotor i eventit është shkupjani Avdyl Salihu dhe Muharrem Gjocaj.