Jasin Lama e Lulzim Ismaili ndeshje në Beograd
Reprezentatuesit e Maqedonisë në boks, Jasin Lama (60kg) dhe Lulzim Ismaili (69kg) sot kanë udhëtuar drejt Beogradit ku nga 25-28 prill do të marrin pjesë në turneun e fuqishëm “Beogradski Pobednik”.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë mbi 180 boksier që vijnë nga 21 shtete. Ndryshe, ky aktivitet për boksierët do jetë si test i mirë para se të shkohet në lojërat mediterane.