Jasin Lama dhe Arsim Etemi në LE në MINSK
Tre boksierë nga Maqedonia veriore do të marrin pjesë në Lojërat Evropiane në Minsk – Bjellorusi që mbahen nga 21-30 qershor.
Maqedonia do të garojë me Jasin Lama (-60 kg), Goce Janeski (-69 kg) dhe Arsim Etemi (75 kg). Ata do të udhëtojnë në Bjellorusi më 19 korrik. Në Lojërat Evropiane priten të marrin pjesë 4000 boksier nga 50 vende, ku do paraqiten në 199 ngjarje e në 15 sporte. Në 10 garat sportive do të jenë me karakter kualifikues për Olimpiadën 2020 në Tokio – Japoni.