Jasin Lama dhe Arsim Etemi kërkojnë suksese në Serbi
November 27, 2019
0 comments
Share

Jasin Lama dhe Arsim Etemi kërkojnë suksese në Serbi

Maqedonia e Veriut në turneun ndërkombëtar “Dorëza e artë”, që do të mbahet në Pancevë të Serbisë do të merë pjesë me dy boksierë shqiptar Arsim Etemi dhe Jasin Lama fituesi I fundit të “Gongut të artë”.  Ky i fundit shprehet optimist se edhe në këtë aktivitet të rëndësishëm do të arrij sukses të plotë

“Siç dihet ky aktivitet është turneu i dytë më i vjetër në Evropë ku marin pjesë boksier kampion Evrope, bote dhe olimpik. Dhashë Zoti, të kem një short  të mirë dhe këtu kam ardhur vetëm për medaljen e artë. E dua këtë medalje pa marrë parasysh se kë do ta kem përballë.”, tha Lama. Ndeshjet  në këtë turne do të nisin të ënjtën, ndërsa turneu përfundon ditën e shtunë. Ky turne është një nga turnet e fundit të EBC-së, për këtë vit. Sipas paralajmërimeve në turneun “Dorëza e artë” do të marrin pjesë më shumë se 100 boksier nga 21 shtete.

 

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *