Jakupi për Arena Ring: Do ta mposhti turkun në finale
May 4, 2017
0 comments
Share

Jakupi për Arena Ring: Do ta mposhti turkun në finale

Berat Jakupi ekskluzivisht për portalin “Arena Ring” pasi u fut në finalen e madhe të kampionatit evropian u shpreh se ka besuar në vetveten andaj edhe ja ka arrit qëllimit.

“Patjetër që e kam prit rikthimin tim, sepse kam ushtruar aq shumë me trajnerin kondicional Trajce Bogdanovski saqë gati tre muaj skam pare dritë me sy. Nga gjashtë ore në palestër kam qëndruar”, thotë Jakupi, duke shtuar se e ka pas të vështirë rrugëtimin drejt finales.

“ Shumë e kam pasur të vështirë përballjet pasi i fitova të gjithë kampionat aktual:, pohoi karateisti nga Gostivari. Tani në finale do të përballet me një karateistë që dy herë e ka mposhtur në karrierën e tij, por ajo që duhet potencuar se nga i njëjti sportist ka pasur edhe lëndimet më të mëdha që ka pasur në karrierë.

“Kesaj radhe mendoj njëher që mos të lëndohem me turkun, kurse më pas fitorja do të vijë vet”, përfundoi Jakupi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *