Jakaj: S’jam i kënaqur shumë nga fitorja sepse doja ta nokautoja serbin
February 18, 2018
0 comments
Share

Jakaj: S’jam i kënaqur shumë nga fitorja sepse doja ta nokautoja serbin

Bernardin Jakaj ka mbajt fjalën dhe ka arrit të mposht serbin, Stefan Paunovic, pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës me çka edhe më shumë ka rregulluar këtë festë. Jakaj me meritë erdhi deri tek ky triumf pasi në çdo pjesë të ndeshjes ishte më i mirë. Ai pas ndeshjes për portalin për sporte luftarak “ArenaRing” i falënderoi të gjithë ata që e mbështetën drejt realizimit të kësaj fitore.

“Kjo ndeshje për mua ka qen shumë e rëndësishme, andaj jam përgatit maksimalisht. Prej në fillim kam dominuar, por sjam 100 % i kënaqur sepse doja ta naukutoja kundërshtarin serb. Falënderoi sponsorët e mi  Friseur Ludi, sh2, Limi Bau , OBV Versicherung, dhe familjes shokëve dhe krejt shqiptaret per përkrahjen. Urime 10 vjetorin Kosovë”, tha Jakaj, duke shtuar se ndeshjen tjetër do jetë në muajin Maj, kurse qëllimi i tij është që këtë vit të arrij të shpallet kampion i Austrisë.

Shpërndajeni këtë lajm që ta shohin të gjithë

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *