JA SI TË QËNDRONI AKTIVË KUR JASHTË BËN FTOHTË
January 23, 2019
0 comments
Share

JA SI TË QËNDRONI AKTIVË KUR JASHTË BËN FTOHTË

Është e vështirë të qëndrosh i motivuar e të jesh aktiv, kur temperaturat fillojnë të ulen. Të strukesh në atë divanin e ngrohtë, nën batanije, me një çaj në dorë dhe duke shijuar programet në televizor është shumë here më tunduese, sesa të dalësh jashtë e të bësh aktivitet fizik. Të bësh aktivitet fizik në vjeshtë dhe dimër mund të duket çmenduri, por çuditërisht është shumë e dobishme, energjike dhe plotësuese.

Madje ka dobi të tjera nëse stërvitjen e kaloni në ambjentet e jashtme, kur fillon që koha të ftohet. Kur ju stërviteni në temperature të ftohta, trupit i duhet të punojë pak më fort për të rregulluar temperaturën tuaj dhe si rezutat ju do të digjni më shumë kalori. Të stërviturit në natyrë gjatë stinës së dimrit mund t’ju ndihmojë të arrini një nivel të përshtatshëm të vitaminës D, diçka që pjesa më e madhe e njerëzve nuk e marrin mjaftueshëm në kushtet e ftohta klimaterike, pasi shpenzojnë më pak kohë në diell.

Nivelet e ulëta të vitaminës D mund të kenë një impakt negativ në humorin tuaj dhe nivelin tuaj të energjisë, prandaj marrja e vitaminës D nga rrezet e diellit mund t’ju ndihmojë të jeni gjithnjë vigjilentë në një periudhë të vitit, ku shumë të tjerë do të ndiheshin krejt ndryshe. Përpos kësaj, të stërviturit jashtë në një kohë kur të të gjithë struken brenda, në përgjithësi të bën të ndihesh shumë mirë me veten.

Nëse të stërviturit jashtë kur është ftohtë është diçka që s’e keni bërë më parë, mos lejoni që ato drithërima t’ju pengojnë. Lexoni më poshtë disa mënyra fantastike për të qëndruar në formë, kur temperaturat nuk janë ato ideale.

Filloni me marshimet në natyrë

ECJET E GJATA apo siç mund te quhet ndryshe hiking, jo gjithmonë preferohet të bëhet në muajt e nxehtë të verës. Në fakt, në varësi të vendit se ku jetoni, hiking është një nga sportet më të bukura në stinën e vjeshtës. Nëse vendosni të bëni hiking në dimër, sigurohuni që të keni marrë të gjitha pajisjet e duhura me vete.

 

Pastroni kopshtin nga gjethet e rëna ose nga debora

Mendojini këto lloj punësh jo si diçka që duhet bërë me zor, por si një formë të stërvituri që ju bën të djersini dhe të digjni kalori, duke e shijuar atë që bëni. Në momentin që do ta shihni se sa shpejt u nxehët vetëm duke bërë këtë, ndoshta ju vjen edhe idea për të bërë disa ushtrime më shumë jashtë. Pse jo të mos bëni disa squats, planks apo burpees.

Provoni një sport dimëror

Gjeni një sport dimëror që s’e keni bërë ndonjëherë, por që idea ju ka ngacmuar prej kohësh. Provoni të luani hockey, të bëni ski apo të merrni mësime shpejtësie në patinazh. Këto sporte do t’ju bëjnë të digjni shumë kalori dhe duke u bërë pjesë e tyre ju do të keni mundësinë të shtoni rrethin e miqve dhe të keni një motiv më shumë për të dale jashtë shtëpisë. Aktivitete të tilla i japin një rritje të fuqishme shëndetit tuaj mendor dhe humorit tuaj, gjë që është shumë e nevojshme në muajt e ftohtë të vitit.

Filloni vraponi

Ndërkohë që shumë preferojnë vrapin në pistat e vrapit të palestrës, kur i ftohti troket, mos kini frikë të mbështilleni e të dilni jashtë të vraponi në natyrë. Qofshi fillestarë në vrap apo vrapues profesionist, të vrapuarit në dimër mund të ndihmojë në rezistencën tuaj dhe nëse jeni profesionist do t’ju ndihmojë të performoni më mirë në sezonin e pranveror të garave.  Vrapi është një mënyrë e shpejtë për t’u nxehur, kur jashtë është ftohtë, prandaj mos e lini pa e provuar se ku i dihet, mund të përfundoni duke e dashuruar një gjë të tillë.

Nëse nuk jeni të interesuar për të provuar diçka të re, atëherë vazhdoni të shfrytëzoni natyrën duke bërë ato që dini dhe pëlqeni, qoftë ai vrapi, ushtrime në park apo ecje në kohën tuaj të lirë, të gjitha janë aktivitete që mund të bëhen në sitën e vjeshtës dhe në dimër. Do ta keni paksa të vështirë sa të mësoheni me ca rroba më shumë që do ju duhet të vishni, por vrapi në dimër dhe disa burpees në dëbore nuk kanë edhe shumë ndryshim me vrapin në verë dhe burpees në bar.

Lexoni me shume: 8 ARSYE PËR TA SHIJUAR VRAPIN NË DIMËR

 

Çfarëdo që të bëni, mos harroni të qëndroni të hidratuar. Ajo etje që ju kap gjatë një séance në dimër, nuk do të jetë aq e dukshme në të ftohtë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të pini ujë. Hidratohuni përpara se të filloni të keni etje. Kur dilni të ushtroheni jashtë, mbani mend që të visheni duke iu përshtatur një temperature 10 gradë më ngrohtë se ç’është në të vërtetë. Përpara se ta kuptoni, ju do të plasni vape. Është ide e mirë të visheni në mënyrë që nëse keni vapë të hiqni ndonjë prej shtresave dhe gjeni vend ku të fusni dorezat dhe kapuçin nëse nxeheni shumë.

Me aktivitetin dhe veshjen e duhur, ndoshta edhe ju do të bëheni pjesë e “atyre njerëzve” që stërviten në muajt e ftohtë të vitit. Dilni edhe ju e mos lejoni që koha e ftohtë të ndërpresë realizimin e objektivave tuaj. Ndërkohë që të gjithë struken brenda, ju shumë shpejt do ta kuptoni se çelësi i suksesit dhe fitnesit në muajt e verës po vazhdon të mbahet gjallë dhe aktiv edhe në muajt e ftohtë të dimrit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *