Ja sa vjet i mbushi Aziz Salihu!
May 1, 2017
0 comments
Share

Ja sa vjet i mbushi Aziz Salihu!

Vitet po shkojnë, historia e artë kurrë nuk do të harrohet e ish-boksierit të mirënjohur Aziz Salihut.  ‘Zizi’ sot feston datëlindjen e tij, duket shumë komod dhe me objektiva të mëdha për të ardhmen. ‘Zizi’, ndryshe fituesi i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot mbushi fiks 63 vjet pikërisht në ditën e 1 majit apo Dita e punëtorëve. 63 vjet të Sportistit të Shekullit, por mbi të gjitha duket shumë gazmor, i vijnë urimet nga tanët anët qoftë nga meshkujt qoftë nga femrat e deri të fëmijët që synojnë të jenë sikur ai në kohërat e arta.

Dhe, viti 2016, pra periudha e qershorit e deri në fillim të tetorit, kurrë mos u përsërit, kur ‘Zizi’ fillimisht ishte i shtrirë në spitalin e Prishtinës, pastaj në Stamboll. Tani është shumë mirë, ka tejkaluar problemet me pankreasin dhe mendjen e ka si të ndërtojë boksierë për Olimpiadën e Vitit 2020 që mbahet në Tokio të Japonisë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *