Ja reagimi in Nate Diaz pas zyrtarizimit të duelit McGregor-Khabib
August 4, 2018
0 comments
Share

Ja reagimi in Nate Diaz pas zyrtarizimit të duelit McGregor-Khabib

Nate Diaz nuk e ka pritur aspak mirë lajmin e dhënë nga UFC-ja se Khabib Nurmagomedov do të mbrojë titullin kampion bote të peshës së lehtë ndaj Conor McGregor, më 6 tetor në eventin e UFC-229. Kampioni amerikan, që rikthehet në kafaz pas dy vitesh mungesë (do të duelojë me Dustin Poirier në eventiun e UFC-230), është sportisti i fundit që ka mundur irlandezin në kafaz. Jo vetëm kaq, por Diaz ka kohë që e kërkon duelin e tretë me McGregor dhe ndodhej në sallë në momentin që presidenti i UFC-së, Dana White dha lajmin e duelit të madh.

Por Diaz nuk e ka mirëpritur këtë lajm dhe është larguar nga paneli i sportistëve para se video e prezantimit të sfidës të përfundojë. Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Los Anxhelos para eventit UFC-227 (4 gusht), Diaz foli shumë pak fjalë: “Që nga hera e fundit që jam ngjitur në kafaz, unë kam qenë në një çështje gjyqësore, ndaj nuk e kam patur të mundur të dueloj. Më vjen keq që askush nuk ua ka thënë këtë gjë”, tha Diaz.

Më pas, për duelin mes McGregor dhe Nurmagomedov, tha: “Jam i mërzitur. Kampioni është këtu, përpara jush dhe jo ata të dy. Ajo sfidë është një “show” dhe unë nuk do të jem në atë event”, thqa Nate Diaz, që bashkë me McGregor kanë vendosur rekordin e PPV (pay per view-paguaj për ta parë) në historinë e UFC-së për të drejtat televizive të një eventi sportive të arteve marciale mikse.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *