Ja reagimi i McGregor pas barazimit në duelin e boksit mes Golovkin e Alvarez
September 19, 2017
0 comments
Share

Ja reagimi i McGregor pas barazimit në duelin e boksit mes Golovkin e Alvarez

Kampioni irlandez i arteve marciale mikse ka bërë një koment të veçantë pas barazimit në duelin e boksit të peshave të mes mesme mes Gennady Golovkin dhe Saul “Canelo” Alvarez. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Twitter”, sportisti i arteve marciale mikse tha: “Boksi është një lojë e çmendur”, shoqëruar me një foto provokuese nga sfida e tij në ring me Floyd Mayweather.

Sfida e boksit mes Golovkin dhe Alvarez u mbyll në barazim, pasi një nga gjyqtarët dha rezultatin 118-110 në favor të meksikanit, njëri 115-113 në favor të kazakut dhe njëri barazim, 114-114. Ndërsa McGregor debutoi në sportin e boksit 3 javë më parë, ku u mund me “KO teknik” në raundin e 10-të nga Mayweather.

<blockquote class="Tweet h-entry js-tweetIdInfo subject expanded

is-deciderHtmlWhitespace" cite="https://twitter.com/TheNotoriousMMA/status/909279034848276480" data-tweet-id="909279034848276480" data-scribe="section:subject">

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *