Ja pse lutet Aziz Salihu që Ramush Haradinaj të bëhet Kryeministër!
Aziz Salihu krejt shpresat i ka fokusuar tek kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është kandidat për t’u bërë kryeministër i Kosovës.
“Ramushin e dua shumë si njeri. Në politikë të vetmin e çmoj atë, ai është numër 1. Ka kontribuuar shumë për Kosovën. Jam gëzuar shumë për të, e meriton ai. Si të bëhet kryeministër besoj se Ramushi do të më ndihmoj, jam i sëmurë, ndoshta edhe nesër vdes, por ishalla ky popull shkon në rrugë të drejtë. Ai më çmon dhe ma di rëndësinë”, thotë ish-boksieri prishtinas.
Sipas tij, njerëzit që udhëheqin sot me sportin kosovar nuk vlejnë aspak.
Në KOK thotë se “janë do hajna e banditë dhe baraba. Gjynah është nga kush udhëhiqet KOK-u”.
Sa u përket ministrave të deritashëm të Sportit ai thotë se ndoshta e kanë kryer punën e tyre si duhet, por i fajëson këshilltarët e tyre që, sipas tij, i mësojnë gabim, i mashtrojnë dhe ua punojnë pas shpinës.
“Zizi” mendon se sporti kosovar udhëhiqet nga njerëzit që, ose i ka vdekur dikush në luftë, ose kanë hyrë me forcë apo me të njohshëm.