Ja pse dietat “mrekullibërëse” dështuese në periudhat afat-gjata.
September 20, 2018
0 comments
Share

Ja pse dietat “mrekullibërëse” dështuese në periudhat afat-gjata.

 “Humbisni 13 kg në 4 javë duke shmangur ____ nga dieta juaj”

 “Mosngrënia pas ____ është sekreti për të humbur peshë”

 “Ngrënia e ______ është arsyeja përse nuk po humbisni peshë”

 “Hani _____ dhe shkrini dhjamin trupor”

 “Ndryshoni trupin tuaj në vetëm 10 ditë me dietën ______”

Fraza si këto zakonisht i gjejmë në dietat çudibërëse. Sigurisht që janë fraza premtuese dhe si rrjedhojë miliona persona presin të humbin peshë me këto lloj dietash çdo vit.

Kur një person fillon një dietë të tillë, zakonisht vë re një humbje të shpejtë peshe. Kjo sepse dieta shkakton një mungesë kalorish për shkak të disa sjelljeve:

  • Ofrimi i planeve ushqimore me nivel ekstremisht të ulët kalorish (<1000kcal/ditë në më të shumtën e rasteve)
  • Kufizimi i numrit të ushqimeve që një person mund të hajë
  • Heqja e grupeve të tëra ushqimore
  • Zvogëlim domethënës i makroushqyesve (zakonisht karboidrate apo yndyrë)
  • Kufizimi i sasisë kohore që një individ mund të ushqehet në ditë (psh. Jo pas ___, vetëm për ___orë në ditë, dhe/ose agjërimi për ditë të tëra).
  • Disa plane ushqimore perfshijnë gjithashtu rekomandime per rritjen e aktivitetit fizik në nivele tepër të larta.

Nuk është çudi, kur tek një person i cili bën një jetë sedentare dhe ha mbi mesataren, dieta me këto masa ekstreme fillon të japë efektet e saja dhe ai/ajo humbet peshë në mënyrë të shpejtë, kjo për shkak të një sasie të madhe mungese kalorish. Gjithsesi, shumë rrallë këto plane ushqimore rezultojnë të qëndrueshme në humbje peshe në terma afatgjatë. Në fakt, personat të cilët shpesh shkojnë “lart” e “poshtë” në peshë me këto lloj dietash, përfundojnë të shtojnë dhe më shumë peshë se zakonisht.

Përse këto dieta që në fillim shënojnë humbje të shpejtë peshe, nuk janë të qëndrueshme në terma afatgjatë?

 

Përqasje jo e qëndrueshme

Ndërkohë që mosngrënia e karboidrateve apo gluten pas orës 6 pasdite, produkteve të qumështit, yndyrës, sheqerit, frutave dhe/ose ushqimeve të përgatitura etj, mund të jetë e mundur në terma afat shkurtër, por gjithmonë do të jetë diçka që do ta “kërcënojë” trill ushqimor. Mund të jetë një darkë pune, një darkë me miqtë /familjen ose dhe ndonjë rast i veçantë si psh një dasëm.

Zakonisht, kur këto ngjarje dalin në pah, dy gjëra ndodhin: personi ha jashtë planit të tij ushqimor dhe e çon dëm të gjithë ditën e tij ose ai/ajo nuk merr pjesë në aktivitetet, pasi nuk kanë se çfarë të hanë aty, që t’i përshtatet planit të tyre ushqimor. Të dyja këto sjellje nuk do të rezultojnë në zakone që mund të krijojnë një sistem të shëndetshëm e të qëndrueshëm në humbje peshe.

Ose ndoshta personi që po ndjek dietën pëlqen një ushqim, që nuk ndodhet në planin e tij ushqimor (psh çokollatën). A thua vallë është e mundur të mos e hash më kurrë atë ushqim thjesht sepse nuk ndodhet në dietën e miratuar?

Kurrsesi JO!

Ajo çfarë zakonisht ndodh në këtë situatë është se kur personi që e pëlqen shumë çokollatën, por nuk mund ta ketë atë në planin e tij ushqimor, dikur do e marrë një copë për ta shijuar, por nuk do dijë të ndalet dhe do hajë me tepri. Këto kalori patjetër që do shtohen dhe do ndikojnë në humbjen e peshës.

 

Mungesa e elasticitetit

Dietat çudibërëse janë zakonisht një listë me rregulla të shkruara. Si rrjedhojë aty ska asnjë copë vend për elasticitet. Kjo e çon personin që po ndjek dietën që të jetë ose”në rregull” ose “Jo në rregull” me ndjekjen e dietës. Për rrjedhojë, sapo personi që ndjek dietën merr një ushqim, i cili nuk ndodhet në planin e tij dietik, mendimi i parë i tij është që e prishi dietën.

Nuk ka asgjë në planin e tij dietik që t’i tregojë se si mund t’a rregullojë atë që sapo prishi nga dieta e tij, kështu që personi mbetet i çoroditur dhe i habitur. Kjo zakonisht çon në një festë totale, sepse tashmë e prishën dietën për sot dhe do të rikthehen nesër. Por, kaloritë e konsumuara gjatë kësaj dite feste do të shtohen dhe do të dëmtojnë humbjen e peshës.

Aq më tepër, mungesa e elasticitetit mund ta bëjë qëndrimin në dietë dhe jetesën më të vështirë sesa vërtet ia vlen për një person e  kjo pastaj sjell kapitullimin e tij dhe rikthimin në ngrënie si më përpara.

 

Per nje renie te shendetshme beni tuajin programin:“FIT NE 12 JAVE”

 

Çrregullimi në të ushqyer

Dietat çudibërese zakonisht rezultojnë të jenë plane ushqimore strikte me mungesë elasticiteti. Sidoqoftë, elasticiteti i planit ushqimor ka rezultuar të jetë i ndërlidhur me një BMI më të ulët sesa një sjellje strikte dietike. Gjithashtu, një sjellje strikte dietike ka rezultuar të jetë e ndërlidhur me teprimin në ngrënie dhe një rritje të çrregullimit në të ushqyer.

Qëllimi i çdo plani ushqimor duhet të jetë një qëndrueshmëri e shëndetshme e humbjes së peshës. Zhvillimi i çrregullimeve në të ushqyer si rezultat i një diete jashtëzakonisht strikte nuk do të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi.

Mungesat e vitaminave dhe mineraleve.

Eleminimi i makroushqyesve, ushqimeve apo grupeve të tëra ushqimore rrit në mënyrë domethënëse rrezikun e mungesës së vitaminave dhe mineraleve. Në fakt, në një studim të kohëve të fundit, ka rezultuar se planet ushqimore çudibërëse kanë mungesa në një sërë mikroushqyesish si psh : Vitamina D, vitamina E, Kalciumi, Hekuri, Magnezi, Zinku, Potasium dhe të tjera. Këto zbulime sugjerojnë që për qëllime të qëndrueshmërisë afatgjatë, këto dieta nuk janë ato të duhurat.

 

Përcaktimi i sasisë kohore

Shumë nga dietat çudibërëse premtojnë rezultate në një kohë të caktuar (si psh sfida 30 ditore) dhe mund të ofrojnë një plan ushqimor veëm për atë periudhë kohore. Çfarë do të bëni kur të mbarojë kjo periudhë? Në shumicën e rasteve, përgjigja është që ju i riktheheni jetës normale dhe ushqeheni si më përpara e për rrjedhojë rezultati është që ju të rimerrni kilet e humbura.

Ngrënia nuk duhet të ketë një limit kohor nëse duam që të ketë efekt në ulje peshë në periudha afatgjata.

Pështatja e metabolizmit/ “Tërheqja më tepër seç duhet e litarit”

Planet ushqimore në humbjen e shpejtë të peshës zakonisht ngecin në një pikë ku humbja ngadalsohet apo dhe ndalon. Në këtë pikë, personi duhet të zvogëlojë kaloritë dhe/ose të bëjë disa ushtrime fizike më shumë. Duke qënë se dieta është vetë në limitet ushqimore, kjo ndoshta nuk mund të jetë e mundur dhe shpeshherë nuk ka një orientim se çfarë duhet bërë në këtë rast, kështu që individi nuk mund të dijë si të sillet e ta përshtasë.

Kjo gjëndje e quajtur plateau “efekti tavan” ndodh për shkak të përshtatjes së metabolizmit. Përshtatja e metabolizmit gjatë humbjes së peshës është një përgjigje normale ndaj dietës dhe ndodh për disa arsye. Kjo mund ta çojë një individ madje të fitojë dhe më shumë peshë sesa humbi duke ndjekur dietën (e njohur si efekti i tërheqjes më tepër seç duhet të litarit). Tek personat që gjithnjë janë here po e here jo pre e dietave çudibërëse, mund të rezultojë madje me rritje peshe dhe dhjami në periudha afatgjatë.

Mesazh per ta mbajtur mend mire:

Përpara se të filloni një plan ushqimor për humbje peshe, pyeteni veten tuaj nëse është kjo është një qasje ku e shihni veten tuaj duke e bërë për vite me rradhë. Nëse jo, mos e përdorni këtë lloj qasjeje, sepse ka shumë mundësi të mos arrini objektivat tuaj dhe gjithashtu mund të rrisni rrezikun e mungesës se mikroushqyesve si dhe çrregullimeve të të ushqyer. Madje, ajo çfarë është me e keqe është se mund të përfundoni edhe duke shtuar peshë dhe dhjam gjatë kohës që ju vazhdoni “ndiz”e “fik” këto plane ushqimore shumë të kufizuara.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *