Ja pikëzimi raund pas raundi i gjyqtarëve në duelin mes Golovkin dhe Alvarez
September 18, 2017
0 comments
Share

Ja pikëzimi raund pas raundi i gjyqtarëve në duelin mes Golovkin dhe Alvarez

Dueli i madh i peshës së mesme në boks mes Gennady Golovkin dhe Saul “Canelo” Alvarez zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas përfundoi në barazim, me Golovkin që mban titujt kampionë bote. Një nga gjyqtarët, Adalaide Byrd nxori fitues Canelo, me rezultatin 118-110, ndërsa gjyqtari Davide Moretti nxori fitues Golovkin, me rezultatin 115-113. Gjithçka mbeti në duart e gjyqtarit të tretë, Don Trella, që vendosi ta ndajë këtë sfidë në barazim, duke dhënë rezultatin 114-114.

Nga dueli mes Gennady Golovkin dhe Saul “Canelo” Alvarez

Komisioni i Sportit në Nevada ka bërë publike sot, pak orë pas përfundimit të sfidës edhe tabelën e rezultatit të çdo raundi të kësaj përballje të zhvilluar në stadiumin “T-Mobile Arena”. Pra, asnjë fitues dhe boksierët që konfirmuan se do të zhvillojnë revanshin për të nxjerrë një fitues në përballjen e dytë. Ky ishte barazimi i parë për Golovkin pas 37 fitoresh (asnjë humbje), ndërsa për Alvarez ky është barazimi i dytë në karrierë, ku ka edhe 49 fitore e 1 humbje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *